Cilat janë pasojat e stresit të tejzgjatur?
- healthylivingalbania
- Sep 19, 2018
- 1 min read

Nivelet e ulëta të stresit që nuk zgjasin për periudha të gjata kohore nuk e dëmtojnë organizmin pasi ai është i përgatitur ta përballojë atë.
Por, stresi i vazhdueshëm ose siç quhet ndryshe “stresi kronik" mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore që përfshijnë:
1- Probleme të shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe çrregullime të personalitetit.
2- Sëmundje kardiovaskulare, presion të lartë të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës, atak zemre etj.
3- Obezitet dhe çrregullime të tjera të të ngrënit
4- Probleme menstruale
5- Disfunksione seksuale si impotenca ose ejakulimi i parakohshëm te burrat dhe humbja e dëshirës seksuale tek të dy gjinitë
6- Probleme me lëkurën dhe me flokët, të tilla si akne, psoriazë, ekzema ose humbje të dukshme të flokut.
7- Probleme gastrointenstinale si GERD, gastrit, ulcerative colitis ose irritime të brendshme të zorrëve.
Ajo që mund të themi pas fakteve të tilla është se stresi është pjesë e jetës, por ajo që ka rëndësi është mënyra e menaxhimit të tij. Në momentin që ndjeni se stresi është shkaktar i probleme tuaja duhet të këshilloheni me doktorin ose terapistin tuaj për të marrë ndihmën e nevojshme.



Comments