top of page

Blog

5 suplemente që rekomandohet të merren përditë

Suplementet që duhet të merren përditë:



1. Vtamina D

"Vitamina D është thelbësore për mirëfunksionimin e trupit tonë" thotë Dr. Lester. Duke filluar nga rëndësia që ka për sistemin imunitar deri në rëndësinë për sistemin tretës dhe shëndetin e kockave, ajo e konsideron këtë suplement si më të rëndësishmin.

2. Magnezi

Mungesa e magnezit në trupin tuaj shoqërohet me probleme në gjendjen tuaj shpirtërore, shëndetin mendor dhe problemet me gjumin. Magnezi është një mikronutrient shumë i rëndësishëm sepse nhidmon në neurotransmetimin e sinjaleve në tru, çrregullimet hormonale dhe detoksifikimin sipas Dr. Taz.

3. Probiotikët

Probiotikët janë të rëndësishëm për shëndetin e zorrëve, të trurit dhe atë hormonal. Përmes tyre sigurohen bakteret e mira për të cilat trupi ynë ka nevojë duke bërë që të lehtësohet tretja e ushqimit dhe të përmirësohet funksionimi i aparatit tretës.

4. Omega

Omega 3-fatty acids duhet të jetë patjetër në dietën tuaj ushqimore për të përmirësuar shëndetin e trurit, të zemrës dhe si element që lufton inflamacionin.

5. Pudër proteinike vegane

1 lugë në ditë e proteinave bimore në formë pluhuri është e nevojshme për të plotësuar nevojat që ka trupi juaj për këtë lloj superushqimi.

Marrja e infornmacionit mbi suplementet që duhet të përdorni për ditë nuk është e mjaftueshme që ju të filloni ta bëni diçka të tillë. Duhet të konsultoheni me mjekun nutrcionist për të parë se për çfarë sasie të tyre keni nevojë të merrni përditë dhe se si duhet të kombinohen në funksion të gjendjes suaj shëndetësore.




 
 
 

Comments


bottom of page