Cilat janë shkaqet dhe pasojat e mungesës së vitaminës D?
- healthylivingalbania
- Sep 19, 2018
- 1 min read
Ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina D funksion si një hormon dhe çdo qelizë në trupin e njeriut ka një receptor që e njeh. Ajo prodhohet në trupin e njeriut nga kolesteroli kur ekspozohemi në diell.
Vitamina D është një nga elementët më të rëndësishme që duhen për shëndetin e kockave sepse ndihmon trupin të përthithë kalciumin nga ushqimet. Tradicionalisht mungesa e vitaminës D është e lidhur me rakitizmin, një çrregullim që lind si pasojë e faktit që lidhjet e kockave nuk mineralizohen siç duhet duke i bërë ato të buta dhe duke shkaktuar deformime në skelet.
Shkaqet e mungesës së vitaminës D
Mungesa e vitaminës D mund të shfaqet për një numër të madh arsyesh të tilla si:
1. Nuk ekspozoheni mjaftueshëm në diell
2. NUk konsumoni sasinë e rekomanduar të vitaminës
3. Keni lëkurë të errët
4. Pamundësia e mëlçisë për të aktivizuar vitaminën D
5. Aparati juaj tretës nuk e përthith siç duhet vitaminën D
6. Obeziteti
Pasojat
1. Prekesh më shpesh nga sëmundjet dhe infeksionet
2. Lodhje e shpeshtë
3. Dhimbje kockash dhe shpine
4. Depresion
5. Ngadalësim të shërimit të plagëve
6. HUmbje e flokëve
7. Dhimbje muskujsh







Comments