Përse duhet të përdorim vajin e kokosit
- healthylivingalbania
- Sep 20, 2018
- 9 min read
Updated: Sep 21, 2018

EFEKTET TERAPEUTIKE
1. ANTI - OKSIDANT
Vaji i arrs së kokosit lufton radikalet e lira dhe rigjeneron dëmtimet qelizore për shkak të tyre. Prej efektit anti-oksidant të vajit të arrës së kokosit rrjedhin edhe efektet e tjera antiplakje në lëkurë dhe organet e brendshme.
2. ANTI - BAKTERIAL
Vaji i arrës së kokosit vret bakteret që shkaktojnë ulçera, infeksione të grykë, në rrugët urinare, mishrat e dhëmbëve dhe infeksione të tjera bakteriale.
3. ANTI - MIKROBIAL
Vaji i arrës së kokosit është burim i konsiderueshëm i dy prej agjentëve më të fuqishëm antimikrobialë, siç janë acidi kaprik dhe acidi laurik. Këto janë pikërisht 2 llojet e acideve të cilat gjenden gjithashtu në qumështin e nënës dhe që kanë rol kryesor për të ruajtur foshnjën nga infeksionet. I mrekullueshëm tek vaji i arrës së kokosit është fakti se ai nuk shkatërron florën e dobishme bakteriale në sistemin e tretjes.
4. ANTI - FUNGAL
Eleminon kërpudhat. Është mjaft i efektshëm kundër candida albicans.
5. ANTI - VIRAL
Vaji i arrës së kokosit mund të vrasë disa viruse që shkaktojnë grip, herpes, hepatitin C, fruthin, etj. Ka dhënë rezultate në reduktimin e ngarkesës virale tek pacientët me HIV-AIDS.
6. ANTI - PARAZIT
Lufton parazitët në lëkurë dhe sistemin tretës, si morrat, shiritin, lamblian, etj.
7. ANTI - KOLESTEROL
Yndyrnat e shëndetshme tek vaji i arrë së së kokosit kanë rol balancues në kolesterolin në gjak. Ato rrisin HDL-në ose “kolesterolin e mirë” dhe ulin LDL-në, ose “kolesterolin e keq”.
8. ANTI - KANCEROZ
Vaji i arrës së kokosit është provuar të ketë veti antitumorale. Kjo, si edhe mirëmbajtja e një sistemi normal imunitar shërbejnë për të siguruar një efekt të fuqishëm antitumor dhe mbështesin besimin se vaji i arrësë së kokosit mund të ndihmojë për të mbrojtur nga disa lloje të kancerit, si psh. kanceri i gjirit, kolonës, stomakut, etj.
9. ANTI - DIABET
Vaji i arrës së kokosit ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, duke përmirësuar sekretimin e insulinës dhe rezistencën ndaj saj.
10. ANTI - HEPATOTOKSIK
Vaji i arrës së kokosit ka veti të fuqishme për stimulimin e aktivitetit të mëlçisë dhe për nxjerrjen jashtë të toksinave.
11. ANTI - REUMATOID
Vaji i arrës së kokosit ka veti të shkëlqyera kundër sëmundjeve reumatizmale, duke u përdorur si anti-inflamator dhe analgjezik.
12. ANTI - DEKUBITUS
Qetëson plagët e shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në shtrat.
13. BALSAMIK
Vaji i arrës së kokosit është një vaj rigjenerues i shkëlqyer i lëkurës dhe i flokëve.
14. EMOLIENT
Vaji i arrës së kokosit shquhet për veti të shkëlqyera hidratuese për trupin, fytyrën dhe flokët.
15. EKSFOLIANT
Vaji i arrës së kokosit kategorizohet si një ndër vajrat më të mirë pastrues të lëkurës së bashku me vajin e bajames së ëmbël.
PËRDORIMET PËR SËMUNDJET DHE ÇRREGULLIMET
1. IMUNITETI
Për shkak të përbërjes së tij unike me acid laurik, acid kaprik dhe acid kaprilik, të cilat janë antiviralë, antifungalë dhe antimikrobialë të fortë, vaji i arrës së kokosit e stimulon shumë rritjen e imunitetit. Duke luftuar këto elemente të pranishme në trup, sistemi imunitar është i pajisur më mirë për t'iu përgjigjur siç duhet kur organizmi sulmohet nga këta agjentë.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit gjysëm luge gjelle tri herë në ditë pas ushqimit.
2. ÇRREGULLIMET E TRETJES
Vaji i arrës së kokosit ndihmon sistemin tretës në përthithjen e vitaminave që zbërthejnë yndyrat, kalciumit dhe magnezit, të cilat ndihmojnë mjaft në procesin e tretjes.
Vaji i arrës së kokosit është i lehtë për t’u tretur dhe përmban komponentë që shkatërrojnë bakteret e keqe, dhe nxisin rritjen e probiotikëve. Acidet kaprik, kaprilik, laurik dhe acidi miristik ndihmojnë për të kontrolluar parazitët dhe kërpudhat, duke stimuluar përthithjen efikase të lëndëve ushqyese. Kandida e shtuar në stomak ul aciditetin dhe për këtë shkak shkakton inflamacion dhe vështirësi në tretje.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit një lugë gjelle tri herë në ditë pas ushqimit.
Nëse vaji i arrës së kokosit do të merret në të njëjtën kohë me acidin yndyror omega-3, trajtimi do të jetë dyfish më efektv për sa i përket tretjes.
3. SINDROMA E ZORRËS SË IRRITUAR
Sindroma e zorrës së irrituar është një nga çrregullimet më të zakonshmë të traktit tretës, të cilën shpesh njerëzit e ngatërrojnë me kolitin. Njerëzit me këtë sindromë përjetojnë dhimbje, fryrje të barkut dhe në periudha të shkurtra ata vuajnë nga kapsllëku ose diarreja.
Vaji i arrës së kokosit mund të kontrollojë mjaft mirë këtë gjendje. Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit gjysëm luge gjelle tri herë në ditë pas ushqimit.
4. SINDROMA E “ZORRËVE TË PËRSHKRUESHME”
Prania me shumicë e acideve kaprik, kaprilik, laurik dhe acidi miristik ndihmojnë për të shëruar sindromën “Leaky Gut” (ose siç quhet ndryshe “sindroma e zorrëve të përshkrueshme”).
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit gjysëm luge gjelle tri herë në ditë pas ushqimit.
5. AUTIZMI
Falë vajit të arrës së kokosit, autizmi nuk është më një dënim i përjetshëm: një kurë efikase është plotësisht e mundur. Kjo qasje e re është provuar të jetë shumë efektive në ndalimin e përparimin e sëmundjes, në mënyrë të konsiderueshme për të përmirësuar simptomat, dhe në shumë raste edhe duke sjellë shërim të plotë.
Sipas studimeve shkencore, autizmi duket që është një mosfunksionim i sistemit imunitar. Shkaku i autizmit më së shumti është gjetur tek një çrregullim i sistemit tretës. Janë disa ushqime që shkaktojnë sjellje autike tek disa fëmijë. Gluteni dhe kazeina (një proteinë nga qumështi) janë shkaktare të autizmit dhe kjo jo për shkak të faktorëve alergentë, por sepse këto proteina nuk arrijnë të shpërbëhen, duke shkaktuar anomali në sjelljet psiko-motore të fëmijës. Në fëmijë të caktuar marrja e ushqimeve të pasura me gluten (gruri, tërshëra, elbi, thekra) dhe kazeinë (bulmeti), në fakt dëmtojnë funksionet e trurit që rezultojnë në sjellje autike.
Sindroma e “zorrëve të përshkrueshme” (leaky-gut syndrome) është një faktor që ka çuar disa fëmijë në autizëm. Një kategori fëmijësh me paaftësi për shpërbërjen e glutenit dhe kazeinës, (intolerance ndaj glutenit), të cilët kanë këtë sindromë, këto përbërës duke mos u shpërbërë kalojnë nga zorrët në gjak dhe pastaj në tru, duke shkaktuar anomali funksionale të trurit.Është pikërisht kandida, ajo që shkakton edhe sindromën e “zorrëve të përshkrueshme”.
Pikërisht, ky është mekanizmi në mjaft raste i autizmit tek kfëmijët e vegjël.
Në këtë aspekt, vaji i arrës së kokosit luan një rol të jashtëzakonshëm. Dieta pa gluten dhe kazeinë, e kombinuar me vajin e arrës së kokosit jep rezultate të shkëlqyera kundër autizmit, duke përmirësuar sjelljen e tyre dhe përqëndrimin brenda një periudhe relativisht afatshkurtër!
Për fëmijët e vegjël rekomandohet që të merren në ushqime apo direkt nga 10 deri në 20 ml në ditë (1 lugë e gjysëm gjelle).
6. LARINGITET
Në rastet e laringiteve, në një filxhan kafe me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle me vaj të arrës së kokosit dhe pasi ta përzieni mirë, bëni gargarë. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në ditë.
Vaji i arrës së kokosit (1 lugë gjelle) i përzier me qumësht (1 filxhan çaji) dhe mjaltë (1 lugë gjelle) jep efekte të shkëlqyera kundër irritimeve të laringut dhe kollës (kolla e thatë dhe me sekrecione), për shkak të duhanpirjes dhe faktorëve të tjerë.
7. KOLLA
Vaji i arrës së kokosit (1 lugë gjelle) i përzier me qumësht (1 filxhan çaji) dhe mjaltë (1 lugë gjelle) jep efekte të shkëlqyera kundër kollës (kolla e thatë dhe me sekrecione), si dhe irritimeve të laringut për shkak të duhanpirjes dhe faktorëve të tjerë.
8. REFLUKSI GASTRO-EZOFAGEAL
Në rastet e refluksit gastro-ezofageal (kur ushqimi kthehet serish deri ne grykë) rekomandohet të konsumohet 1,5 lugë gjelle në ditë pas ushqimit.
9. ÇRREGULLIMET HORMONALE (TIROIDET, ETJ.)
Vaji i arrësë së kokosit nuk është një kurë për tiroidet në vetvete, por ajo ndihmon tek pacientët me funksion të ulët të tiroideve, sepse stimulon metabolizmin dhe rrit energjinë. Për këtë arsye, vaji i arrës së kokosit ka qenë një “bekim” për shumë njerëz të cilët kanë zëvendësuar medikamentet me kombinimin e duhur të ushtrimit, heqjen e ushqimeve të përpunuara, dhe një dietë të ekuilibruar.
Vaji i arrësë së kokosit ndihmon në eleminimin e inflamacionit dhe stimulon mjaft metabolizmin e organizmit 2 faktorët që janë bazë për balancimin hormonal. Përveç kësaj, yndyrnat e pangopura tek vaji i arrës së kokosit dhe komponentët e tjerë në të rregullojnë veprimtarinë e gjendrave tiroide dhe mbiveshkore, të cilat natyrshëm ulin nivelin e kortizolit dhe balancojnë në këtë mënyrë nivelin hormonal.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit gjysëm luge gjelle tri herë në ditë 30 minuta para ushqimit.
10. OSTEOPOROZA
Stresi oksidativ dhe radikalet e lira janë dy fajtorët më të mëdhenj të osteoporozës si një çrregullim metabolik. Për shkak se vaji i arrës së kokosit ka nivele të larta antioksidantësh që ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira, kjo e bën atë një trajtim kryesor dhe të natyrshëm për osteoporozën.
Përveç kësaj, vaji i arrës së kokosit përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit, të cilat janë minerale mjaft të rëndësishme për dhëmbë dhe kocka më të forta. Për këtë arsye, vaji i kokosit është shumë i dobishëm për gratë që vuajnë nga osteoporoza pas moshës së mesme. Hulumtimet në trajtimet e osteoporozës me vajin e arrës së kokosit kanë zbuluar se vaji i arrës së kokosit rrit volumin e kockave dhe cilësinë e strukturës në lëndën kockore, duke ulur ndjeshëm riskun e thyerjes së tyre.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit një lugë gjelle tri herë në ditë 30 minuta para ushqimit.
11. EPISTAKSI (GJAKRRJEDHJA NGA HUNDËT)
Në rastet e të ftohtit ekstrem, si dhe në rastet e patologjive dhe çrregullimeve të tjera, pjesa e brendshme e hundës thahet se tepërmi dhe shpesh shkakton gjakrrjedhje. Lyeni pjesën e brendshme të hundës me vaj të arrës së kokosit, duke e masazhuar lehtë me gishta. Përsëriteni shpesh këtë veprim dhe kjo do të forcojë kapilarët dhe do të ndihmojë në parandalimin e këtij fenomeni.
12. KANDIDA
Vaji i arrës së kokosit ka veti të fuqishme antifungale, duke e bërë atë një nga mënyrat më efektive për kandidën. Vaji i arrës së kokosit përmban disa acide shumë efektive që luftojnë kandidan siç janë: acidi kaprik, acidi kaprilik, acidi laurik dhe acidi miristik. Nga studimet që janë kryer, vaji i arrës së kokosit ka rezultuar më i fuqishëm për eleminimin e kandidës se flukonazoli (ilaçi farmaceutik për këtë qëllim).
Aplikohen zonat e prekura nga infeksioni me vaj të arrës së kokosit tri herë në ditë. Për përdorim të brendshëm, merrni 2 lugë gjelle në ditë.
Duhet pasur parasysh se ndryshe nga trajtime të tjera farmaceutike për kandidan, efektet e vajit të arrës së kokosit janë graduale dhe zgjasin pak në kohë, por të plota, të sigurta dhe pa efekte anësore.
13. KONSTIPACIONI
Vaji i arrës së kokosit është mjaft efektiv kundër konstipacionit. Acidet kaprik, kaprilik, laurik dhe acidi miristik ndihmojnë për të kontrolluar parazitët dhe kërpudhat në sistemin tretës, stimulojnë perilstatikën e zorrëve, si dhe stimulojnë rritjen e probiotikëve, duke eleminuar në këtë mënyrë konstipacionin.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit 1 luge gjelle tri herë në ditë 30 minuta para ushqimit.
14. THARJA VAGINALE
Tharja vaginale shkaktohen zakonisht nga nivele të ulëta të estrogjenit, karakteristike e menopauzës dhe postmenopauzës. Përveç nga nivelet e ulëta të estrogjenit, tharja vaginale herë pas here mund të shkaktohet nga mungesa e stimulimit të pamjaftueshëm seksual.
Vaji i arrës së kokosit në këto raste përdoret në rrugë orale dhe përdorim të jashtëm, si një lubrifikant natyral mjaft i mirë. Vaji i arrës së kokosit ofron disa avantazhe për përdorim të jashtëm:
është zbutës, hidratues dhe nutrient.
është antibakterial dhe antifungal, kështu që vaji i arrësë së kokosit shërben edhe për parandalimin e infeksioneve vaginale në të njëjtën kohë.
15. INFEKSIONET E VESHIT
Për shkak të vetive të tij antibakteriale, antifungale dhe antivirale, vaji i arrës së kokosit është perfekt për infeksionet e veshit. Ky trajtim zëvendëson mjaft mirë antibiotikët. Megjithatë, është e nevojshme që të mos shmanget vizita diagnostikuese, pasi infeksioni në vesh mund të parathotë mjaft probleme me shëndetin tuaj.
Nxehni për 3 minuta në një xhezve në zjarr të dobët një filxhan kafe me vaj të arrës së kokosit. I shtoni 3 thelpinj hudhre. I hiqni nga zjarri dhe lërini për rreth 4-5 orë. Për përdorim, vaji i arrës së kokosit duhet të jetë në temperaturën 37 gradë C.
Aplikoni vajin e arrës së kokosit me lyerje me ndihmën e një tamponi për pastrimin e veshëve. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në ditë për 7 ditë rresht.
16. PËR INFEKSIONET DHE THARJET E SYRIT
Vaji i arrës së kokosit ka efekte më të mira se lotët artificial që përdoren në rastet e tilla. Efekti i dobishëm i vajit të arrës së kokosit i atribuohet vetive të tij si anti-inflamator, i cili është i ngjashëm me vetitë e lotit natyror.
Në rastet e Infeksoneve dhe tharjeve të syrit, hidhni disa pika vaji të arrës së kokosit në secilin sy. Fillimisht do të keni shikim të turbullt, por pas pak kohe, shikimi do të pastrohet dhe irritimet do të largohen.
17. ZHURMAT NË VESH
Vaji i arrës së kokosit kokosit është një trajtim plotësues (sekondar) për zhurmat në vesh. Ai ndihmon për të reduktuar zhurmën në vesh.
Vaji i arrës së kokosit është anti-fungal, anti-bakterial dhe anti-viral, kështu që nëse zhurma në vesh është për shkak të një infeksioni në vesh, ai është trajtimi i duhur për të kuruar infeksionin.
Përdorimi i vajit të arrës së kokosit në këto raste, është i njëjtë me pikën “Infeksionet e veshit”.
Nëse zhurmat në vesh shkaktohen për shkak të bllokimit të veshëve nga dylli, vaji i kokosit shërben si pastrues mjaft i mirë i dyllit.
18. ENDOMETRIOZA
Vaji i arrës së kokosit është identifikuar si një nga trajtimet e suksesshme për endometriozën. Ai ka funksion në balancimin e pH të trupit, kompesimin eorganizmit me vlerat e munguara të vitaminave dhe mikroelementëve të tjerë, për luftimin e baktereve si edhe largimin e toksinave.
Në rastin e endometriozës, vaji i arrës së kokosit mund të merret në mënyra të ndryshme: si vaj gatimi, në gatime në të ftohtë, si ushqim zëvendësues i gjalpit, etj.
19. ASTMA
Vaji i arrës së kokosit është mjaft efektiv kundër astmës, pasi astma është është një gjendje e inflamacionit të brendshëm, e cila shkaktohet shpesh nga nivelet e larta të kandidas dhe tretjes së dobët të traktit tretës.
Vaji i arrës së kokosit është një ilaç natyror anti-fungale dhe anti-viral, i cili lufton kandidën, si shkaktare të astmës në shumicën e rasteve dhe eleminon infeksionin.
Përveç kësaj, ai ndihmon në rindërtimin e indeve bronkiale të dëmtuara nga astma.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit 1 luge gjelle tri herë në ditë 30 minuta para ushqimit.
20. GASTRITI
Vaji i arrës së kokosit është jashtëzakonisht efektiv në rastet e gastritit, pasi ai eleminon në mënyrë të suksesshme, një sërë faktorësh që janë shkaqe për këtë sëmundje, si: helicobacter pylori, candida, infeksionet mykotike, viruset, çrregullimet e tretjes, etj.
Rekomandohet pirja e vajit të arrës së kokosit 1 luge gjelle tri herë në ditë 30 minuta para ushqimit.






Comments